E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe India kerkojne reformen e KS te OKB-se

Ne diten e pare te vizites treditore Westerwelle u takua me perfaqesuesit e fondacioneve gjermane atje. Ky eshte nje shans i madh per raporte te mira me nje vend te rendesishem si India. Fjala eshte ne radhe te pare per raporte politike. Gjermania dhe India do te punojne se bashku dy vitet e ardhshme ne Keshillin e Sigurimit dhe per kete shkak eshte e rendesishme te koordinojme aksionet edhe per zgjidhjen e konflikteve rajonale ne kete rajon theksoi ai. Gjate bisedimeve ne Nju Delhi Westerwelle do te perpiqet te harmonizoje qendrimet me Indine per nje paraqitje te perbashket ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se ku te dy vendet gjate dy viteve te ardhshme do te kene nje vend jo te perhershem.

Gjermania dhe India jane te interesuara edhe per reformen e KS te OKB-se. Keshilli i Sigurimit nuk pasqyron raportet e sotme te fuqise ne bote. Azia nuk eshte e prezantuar sa duhet ndersa Amerika Latine dhe Afrika nuk kane asnje vend te perhershem kritikoi ministri i Jashtem gjerman Westerwelle i cili ne Nju Delhi do te angazhohet edhe per intensifikimin e raporteve bilaterale me Indine./dw/Start/

2010-10-18 1527

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›