E Diel, 1 Nëntor 2026

“Cekja” i Beratit përfshihet në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, detajet

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur për publikun si “Cekja” i Beratit, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti “Mercedes Benz” që drejtohej nga Myftari është përplasur me një automjet “Ford”, i cili drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.

Përplasja nuk ka qenë ballore, çka ka shmangur pasoja të rënda. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa as aktori i humorit dhe as drejtuesi i automjetit tjetër nuk kanë pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›