E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Patos, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më  parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “ Çesma e Mbyetit”.

Bëhet me dije se një automjet tip “ Audi” me drejtues U.XH është përplasur me mjetin tip “ Volksëagen” me drejtues N.D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i Audit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kundesin e mjekëve.

Ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›