E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çela me homologen holandeze: Prioritet goditja e aseteve kriminale

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti sot në një takim Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Holandës, Sue Preenen.

Gjatë takimit Çela dhe Preenen diskutuan mbi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit si dhe u fokusuan në identifikimin e rrugëve efikase për forcimin e tij, përmes shkëmbimit të shpejtë të informacionit, hetimeve paralele si dhe grupeve të përbashkëta hetimore.

Prioritet do të ketë edhe goditja e aseteve kriminale të personave të përfshirë në aktivitetet kriminale që prekin të dy vendet.

1 nga 2

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›