E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çelet ekspozita e ikonës amerikane të Pop Artit, Andy Warhol

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Ikona amerikane e Pop Art, Andy Warhol erdhi sot në Galerinë e Artit në Tiranë me 39 veprat më të njohura dhe më të riprodhuara të figurës më emblematike të skenës së artit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i pranishëm në ceremoninë e hapjes, u shpreh se “koleksioni i ofron publikut të shohë nga afër vepra të Andy Warhol, të cilat fituan një status ikonik dhe gëzuan popullaritet dhe sukses komercial të jashtëzakonshëm, duke vënë theksin në vepra artistike që në të vërtetë jepnin një portret satirik dhe kritik të stilit të jetesës dhe vlerave amerikane”.

Është hera e parë që vjen në Ballkan dhe për publikun shqiptar një ekspozitë e Pop Artit Amerikan me 39 vepra origjinale të artistit Andy Warhol.

Vepra e Andy Warhol “Shot Sage Blue Marilyn”, portreti me famë botërore i Marilyn Monroe, është bërë pjesa më e shtrenjtë e artit të shekullit të 20-të.

Të ardhurat nga shitja shkojnë drejt fondacionit zviceran, i cili punon për programe të kujdesit shëndetësor dhe arsimor për fëmijët në mbarë botën.

Këto vepra do t’i prezantohen publikut në ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, nga data 5 qershor 2024, deri më 5 gusht 2024.

Warhol është një figurë emblematike e skenës së artit amerikan të shekullit XX dhe përfaqësuesi më tipik i Pop Artit.

1 nga 12

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›