E Enjte, 5 Nëntor 2026

DPA, shkëmbim materialesh arkivore me simotrën turke

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Pas dhurimit të rreth 2 milionë dokumenteve mbi veprimtarinë e shqiptarëve gjatë periudhës osmane, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vijon përpjekjet për shkëmbimin e materialeve arkivore me simotrën turke.

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido priti sot drejtorin e Arkivave Shtetërore të Presidencës së Republikës së Turqisë, Ugur Unal.

Baza e gjerë kërkimore e këtyre dokumenteve shërben si shtysë për kryerjen e hulumtimeve të mëtejshme, që hedhin dritë mbi veprimtarinë tërësore të Shqipërisë gjatë sundimit osman deri në shpalljen e Pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›