Celibashi Komisioni Qendror duhet te jepte shpjegim per mosperputhjen e shifrave
Ish-kryetari i KQZ-se Ilirian Celibashi deklaroi dje se ka vleresuar pozitivisht procesin ne Shqiperi deri ne daten 8 maj por nuk ka te njejtin mendim pas kesaj date. Sipas tij ishte nje shans qe zgjedhjet te arrinin nje standard dhe ne procesin e numerimit dhe nxjerrjes se rezultateve por kjo nuk u arrit. Duke folur per Top Channel Celibashi komentoi situaten e krijuar pas vendimeve te KQZ-se e me pas te Kolegjit Zgjedhor per hapjen e kutive. Duket nga perfundimi i ketij shqyrtimi rinumerimi ne KQZ ne kemi probleme me te dhenat qe permban tabela perfundimtare e rezultatit te zgjedhjeve per kryetar te Bashkise Tirane. Nuk mundem te them tani nese kjo ka ardhur per mungese te vullnetit te KQZ-se apo KQZ-ja e ka zbatuar kete urdherim te Kolegjit Zgjedhor dhe ne jemi perseri ne kete situate kur kemi keto te dhena jo te tilla sikurse ato duhet te jene sipas Kodit Zgjedhor - deklaroi Celibashi. Ish-kreu i KQZ-se theksoi me tej se Kolegji Zgjedhor duhet te kishte marre parasysh kerkesen ankimore te PS-se qe bazohej ne mosperputhjen e votave dhe listes se zgjedhesve qe kane votuar. Ish-kreu i KQZ-se thote se te gjithe duhet ta kene te qarte se vendimet perfundimtare te institucioneve te zgjedhjeve duhet te jene te gjithepranuara sepse ne te kunderten cenohet i tere procesi zgjedhor. Sipas tij KQZ-ja duhet te kishte dhene nje shpjegim e nje pergjigje per mosperputhjen e votave ne kuti por kjo nuk u be. Bindja ime eshte qe kjo mosperputhje e te dhenave te tabeles permbledhese te rezultateve per kryetar Bashkie ne Tirane ne kushtet kur diferenca midis dy kandidateve eshte mjaft e ngushte mendoj qe i jep te drejten Kolegjit Zgjedhor apo i kishte dhene te drejten edhe detyrimin KQZ-se ti jepte nje pergjigje ketyre mosperputhjeve. Sepse nese ti thua qe keto mosperputhje jane per shkak te gabimeve njerezore kjo nuk eshte e mjaftueshme sepse ty do te duhet ta shpjegosh cili eshte ky gabim njerezor qe ka sjelle kete mosperputhje.