Hazizaj Rezultati qe nxori KQZ ishte i palogjikshem dhe joreal
Sokol Hazizaj juristi i njohur ish-zv/ministri i Drejtesise dhe ish-deputet i Parlamentit shqiptar duke analizuar procesin me te fundit te kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se ai ishte joligjor dhe nuk perfaqesonte nje rinumerim. Duke analizuar palet ne aspektin ligjor te betejes per Tiranen z. Hazizaj kritikon edhe performancen e grupit te juristeve te opozites gjate mbrojtjes se ceshtjes ne KQZ. Sipas tij cektesia e materialit te ofruar nga PS-ja eshte edhe nje faktor i humbjes se betejes ligjore. Hazizaj jep edhe nje parashikim ne lidhje me vendimin e pritshem te Kolegjit Zgjedhor me daten 6 korrik. Hazizaj edhe pse thekson se gjyqtaret e Kolegjit i kane te gjitha mundesite ligjore per te vendosur nje pranim te animimit te PS-se ai parashikon nje pushim te ceshtjes...
A mund te quhet procesi i rinumerimit ne KQZ me integritet te cenuar
Pergjigjja e kesaj pyetjeje eshte konstatuar jo vetem nga individet qe kane pak njohuri nga e drejta por dhe nga qytetaret pa njohuri kur KQZ-ja ne menyre jo te rregullt dhe joligjore pervec votave te kontestuara konsideroi ne rinumerim dhe votat e pavlefshme duke dhene ate rezultat totalisht te palogjikshem dhe joreal. Ne kete kuptim eshte pak te pranosh qe procesi i rinumerimit ishte i cenuar por duhet pranuar se vetem rinumerim nuk ishte.
Partia Socialiste ka kerkuar pavlefshmeri por KQZ-ja e ka rrezuar. Sipas jush juristet e Partise Socialiste zgjodhen variantin me te mire
Nuk mendoj se Partia Socialiste ka zgjedhur rrugen me te mire te ankimimit nisur dhe nga anshmeria e shfaqur ne veprimtarine KQZ-se por pjesa thelbesore vjen dhe nga mangesia profesionale mbi te drejten administrative te asistences juridike se sa si subjekt politik. Sa kohe neni 160 i Kodit Zgjedhor ka perkufizuar rastet kur KQZ-ja shpall pavlefshmerine e zgjedhjeve te cilat sipas tij jane ne rastet kur kane ndodhur shkelje te ligjit ose kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te tilla qe kane penguar pjesemarrjen e zgjedhesve ne votim ose kur votimi nuk ka filluar apo eshte pezulluar per me shume se gjashte ore dhe per cilindo nga keto shkaqe eshte cenuar procesi zgjedhor ne nje mase te tille qe mund te kete ndikuar ne ndarjen e mandateve ne zonen zgjedhore ose ne shkalle vendi ne keto kushte vihet re qartazi se KQZ-ja nuk kishte dhe ska se si te merrte vendim tjeter nga ai qe mori. Per kete arsye Partia Socialiste duke pasur parasysh se ky institucion organizohet dhe vepron si organ administrativ per mendimin tim duhej domosdoshmerish ti drejtohej KQZ-s vetem duke u bazuar sipas Nenit 121 dhe vijues te Kodit te Procedurave Administrative me qellimin qe vet ky organ KQZ-ja te ndermerrte nismen per te shfuqizuar aktin e prodhuar prej saj per shkak te ankimit dhe kerkeses e provave te parashtruara nga Partia Socialiste. Pra ritheksoj edhe njehere se cektesia e konstatuar nga laboratori juridik i Partise Socialiste po behet nje faktor me teper i humbjes ligjore te kandidatit te Partise Socialiste.
Sa i ka mundesite Kolegji Zgjedhor per te vendosur per pavlefshmeri
Nisur nga mangesite e konstatuara me siper ne ankimin e bere nga Partia Socialiste prane KQZ-se Kolegji Zgjedhor me perberjen qe ka dhe me mentalitetin frikaman qe e perfaqeson i ka te gjitha mundesite ligjore per te dhene nje vendim sipas nenit 158 te Kodit Zgjedhor per faktin e thjeshte se substanca e vendimit i eshte dhene nga vete ankimi i Partise Socialiste kesaj here. Seshte cudi qe Kolegji Zgjedhor te vendose pushimin e gjykimit per shkakun qe thashe me siper.