E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celibashi Rinumerimi ne Lezhe dhe Shkoder i paligjshem

Deputeti i ardhshëm i Partisë Socialiste, Ilirian Celibashi i quan të paligjshme vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave të Lezhës dhe Shkodrës. Në një intervistë për ABCneës, Celibashi pohoi se ky model i formimit të KQZ, të cilën e ka drejtuar edhe vetë, është i dështuar.

Rinumërimin e votave të Lezhës dhe Shkodrës e sheh të paligjshëm e pavlefshëm. 

Për Ilirian Celibashin, ish kryetar i KQZ dhe pas 23 qershorit deputet i ardhshëm i Partisë Socialiste, procedurat e ankimimeve kërkojnë 5 anëtarë të Komisionit.

Celibashi nuk ka dyshimin më të vogël se dy vendimet e KQZ vijnë me kërkesë të mazhorancës së djathtë.

Sipas ish-kryetarit të KQZ, ky rast vërteton dështimin e modelit actual të formimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku anëtarët propozohen nga partitë.

Ilirian Celibashi i quan aq absurde vendimet e KQZ saqë shpreh bindjen se Kolegji Zgjedhor nuk do të ketë vështirësi t’i hedhë poshtë ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›