E Enjte, 5 Nëntor 2026

Celibashi, marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në e Kosovës për standardet zgjedhore

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi në Prishtinë me Kryesuesin e KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi.

Celibashi bëri të ditur se marrëveshja ka për qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në funksion të rritjes së eficiencës së punës dhe modernizimit të të gjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

“Me synim rritjen e standardeve të proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe Kosovë, dakordësuam për të mbështetur njëri-tjetrin me ekspertizë, asistencë teknike dhe logjistike lidhur me votimin nga jashtë, teknologjinë zgjedhore dhe financimin e partive politike”, theksoi ai.

Gjithashtu, Celibashi theksoi se dy institucionet do të shkëmbejnë praktikat më të mira të strategjive të ndjekura për edukimin e zgjedhësve.

“Dy KQZ-të do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre”, u shpreh ai.

1 nga 9

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›