E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Celibashi pret ambasadorët e KiE dhe Gjermanisë: Vlerësim për ndihmën e akorduar ndaj KQZ

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në takim kryesuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ambasadoren Giulia Re’ dhe ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karlfried Bergner, të cilët u njohën me ecurinë raportimit të aktiviteteve siç parashikohen nga Kodi Zgjedhor dhe përgatitjet për procesin zgjedhor të 11 majit 2025.

Celibashi i falënderoi ata për realizimin e Ndërfaqes Elektronike të Raportimit të Institucioneve (NRI), mundësuar nga Projekti i Këshillit të Evropës ”Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri” me mbështetjen financiare të Republikës Federale Gjermane.

Celibashi ndau me ambasadorët, vlerësimin për ndihmën e akorduar ndaj KQZ në realizimin e platformës së raportimit NRI, por edhe për mbështetjen e fortë institucionale në prag të zgjedhjeve për Kuvend 2025.

1 nga 10

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›