E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Celibashi takohet me Glover: Vlerësova gjetjet e misionit për zgjedhjet! Gati të plotësojmë rekomandimet

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim me Shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një postim në Facebook, Celibashi shkruan se diskutimet u përqendruan mbi ecurinë e procesit zgjedhor, teksa shton se ka vlerësuar gjetjet e misionit për zgjedhjet.

Celibashi sh[preh gatishmërinë e institucionit që ai drejton për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE që do të shprehet në raportin përfundimtar.

“Pritëm sot në KQZ Shqipëri drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights (ODIHR), Ambasadoren Dame Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor. E falënderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE/ODIHR për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve Vendore14 Maj 2023. Deklarova se KQZ është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar”, shkruan Celibashi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›