Dule: Arrestimi i Belerit dhe Kokaveshit, absurd. Të lirohen menjëherë

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit për lirimin e kandidatit fitues të Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng Belerin, ndërsa theksoi se arrestimi i tij në flagrancë për dyshime për manipulim votash, është absurditeti më i madh.
Teksa ja ka lënë në dorë drejtësisë, sqarimin e plotë të kësaj ngjarje, Dule u shpreh se Beleri duhet të shkojë sot mes komunitetit himariot që e zgjodhën atë të parin e tyre.
“Jemi mësuar në proceset zgjedhore edhe me shpifjen, denigrimin, gjuhën e urrejtjes, blerjen e votës, manipulimin e rezultatit dhe kujtuam se i kishim parë të gjithë., sekti në pushtet na surprizoi duke provuar se nuk njeh limite.
I çoi deri në aktin që dëshmon tiraninë, arrestimin e kandidatit rival.
Më pas, fituesin e zgjedhjeve. Kush nuk shkon pas ujërave të komandantit ndëshkohet. Komuniteti që guxon të krijojë liri, do ta paguaj. Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është i burgosur politik., është rrëmbyer nga sekti i rilindjes, është marrë peng nga kryeministri.
Fjalën e ka drejtësia, por ka dhe një logjikë opinioni. Ai është arrestuar në flagrancë për dyshime, këtu kemi absurditetin maksimal. Dyshimi është dyshim.
Për të qenë i drejtë përse e cilësoi si pengmarrje? A e dëgjuat? Kërcënon qytetarët se do e ketë personalisht me ta? si mund të ndodhë kjo|? Nuk ka institucione ky vend? Jo!
Dëshiroj të drejtoj një thirrje të fundit. Sot, tani kreu i bahskisë Himarë duhet të shkojë mes komunitetit himaruiot që e zgjodhën të parin e tyre”, tha Dule.
Së bashku me Belerin, u arrestua edhe Pandeli Kokaveshi. Lidhur me këtë të fundit, Dule u shpreh se akuzat ndja tij janë absurde, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij, duke theksuar se “është një i ri që ka bërë transplant zemre. Pavarësisht se kam njoftuar autotirtetet më të larta të shtetit dhe drejtësisë, se është në rrezik jeta e tij, por vazhdojnë ta mbajnë peng. Mentaliteti policor ka shkuar dhe te disa mjek”.
/rtsh.al/