E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celine Dion ka tremijë palë këpucë

FLORIDA- Këngëtarja kanadeze, Celine Dion, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres në NBC, ka treguar se në dollapin e shtëpisë së saj në Florida ka 3.000 palë këpucë.

Diva 45-vjeçare ka një shtëpi shumë luksoze në SHBA, e cila vlerësohet rreth 71 milionë dollarë, ndërsa ajo nuk kursen para sidomos kur është fjala për këpucë.

Ajo ka thënë se është e fiksuar pas këpucëve, prandaj ka blerë një dollap të madh për që t’i zërë mijëra pale këpucët e saj.

Kujtojmë që këtë muaj, Celine Dion publikoi këngën e saj të re, “Loved Me Back to Life” dhe paralajmëroi kthimin në skenën muzikore me albumin e saj të parë në anglisht pas gjashtë vitesh që do të hidhet në treg në muajin nëntor.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›