E Diel, 1 Nëntor 2026

Celje, trajneri Campelos “kërcënon” Egnatian: Respekt për kundërshtarin, por…

Trajneri i Celjes, Vitor Campelos, tha se Egnatia tregoi në dy ndeshjet me Petrocub se është një skuadër shumë e mirë. Por, portugezi mendon se kampionia e Sllovenisë e ka cilësinë e duhur për të kaluar këtë përballje, si dhe për të bërë një udhëtim të gjatë në kompeticionin kryesor evropian.

Trajneri i Celjes, Vitor Campelos nuk bën shumë llogari për ndeshjen e parë kundër Egnatias në Rrogozhinë, duke thënë se skuadra e tij ka cilësi dhe dëshiron ta tregojë në fushë. Ai respekton kampionen e Shqipërisë, por shpreson që ndeshja në stadiumin Egnatia të jetë vetëm e para e një udhëtimi të gjatë në Champions League.

“Para së gjithash dua të them se e kam për kënaqësi të jem këtu në Shqipëri, ku na kanë pritur shumë mirë, dhe ju falënderoj për këtë. Nesër nisim atë që shpresojmë të jetë një udhëtim i gjatë në këtë kompeticion. E dimë që do të luajmë përballë kampiones së Shqipërisë, një skuadër që tregoi se sa e fortë është në dy ndeshjet me Petrocub”.

“Por ne jemi përgatirur për këtë ndeshje. Kemi respekt për kundërshtarin, por mendoj se e kemi cilësinë për të bërë një ndeshje të mirë dhe duam ta tregojmë në fushë nesër”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›