Celsi Bajerni dhe Reali presin bileten

Celsi Bajerni dhe Reali presin bileten per nje vend midis 16 skuadrave me te mira te Europes ne nje mbremje me shume emocione dhe gola ku spikat padyshim ndeshja ne San Siro midis Milanit dhe Realit te Madridit por dhe fitorja 7-0 e Marsejes me modestet e Zilines. Bajerni i Munihut edhe pse me mungesa i mbylli llogarite ne grupin e tij pas fitores 4-0 me Kluzhin ne Rumani. Per finalistet e sezonit te kaluar tashme ne kuoten e 12 pikeve realizoi nje triplete sulmuesi Mario Gomez 12 24 dhe 71 dhe Tomas Muleri. Roma ia doli te rikuperoje dy vende ne renditje duke u pozicionuar tani e dyta me gjashte pike pas fitores 3-2 me Bazelin ne Zvicer me Menezin Totin penallti dhe Grekon si realizues te golave te italianeve dhe Aleksander Frein dhe shqiptarin Xherdan Shaqirin si shenues te zviceraneve.
Ne grupin F kater gola te realizuar nga Nikolas Anelka ne pjesen e pare dhe Didier Drogba me penallti dhe Branislav Ivanovic 2 ne te dyten i siguruan Celsit fitoren 4-1 ndaj Spartakut te Moskes njeheresh edhe suksesi i katert ne po aq ndeshje dhe nje vend midis 16 skuadrave me te mira te Europes. Po per kete grup Marseja ishte si nje termet 7-ballesh ndaj modesteve te Zilinise duke fituar 7-0 ne Sllovaki. Sulmuesi francez Andre-Pier Ginjak ishte autori i nje triplete te shoqeruar me golat Heinces Remise dhe Gonzalesit dopjete. Marseja u ngit ne kuoten e 6 pikeve duke kapur vendin e dyte ne grupin F.
Kryendeshja e grupit G ajo midis Milanit dhe Realit perfundoi ne barazim 2-2 dhe me nje hero te madh ne fushe Pipo Inzagin te cilit i mjaftuan vetem 30 minuta loje per te firmosur fitoren. Pas shperdorimeve te rasteve nga te dyja ekipet ku kulmon nje mundesi e pashfrytezuar nga Zlatan Ibrahimovici pas asistit te Ronaldinjos ishte sulmuesi argjentinas i Realit te Madridit Gonzalo Higuain ai qe shenoi i pari ne San Siro pikerisht ne limitin e pjeses se pare.
Masimiliano Alegri ne minuten e 60-te largoi Ronaldinjon duke i bere vend Filipo Inzagit edhe pse braziliani nuk ishte shume dakord me zevendesimin. Golin e barazimit per kuqezinjte e Milanit e shenoi pikerisht nje gjahtar i paster goli Filipo Inzagi 70 edhe pse sulmuesi eshte jo pak por 37 vjec. Goli i tij i 69-te ne Ligen e Kampioneve duke lene pas Raulin me 68 gola.
Pas vetem 8 minutash Super-Pipo realizoi edhe golin e tij te dyte ne kete takim - madrilenet pretenduan per pozicion jashte loje - duke shokuar Realin e Hoze Murinjos. Per Super-Pipon behet fjale per golin e 70-te ne Europe me shume se kushdo tjeter. Atehere kur Milani besonte se do te shkonte ne dhomat e zhveshje Reali goditi ne minuten e 94-te me zevendesuesin Pedro Leon.
Okseri i Frances fitoi 2-1 me Ajaksin e Holandes. Samaritano dhe Langil shenuan per francezet Alderveilerd per amsterdamasit. Renditja ne grupin G eshte kjo Reali i Madridit 10 Milani 5 Ajaksi 4 dhe Oskeri 3. Reali siguroi kualifikimin ndersa Milani dhe Ajaksi do te luftojne midis tyre per vendin e dyte.
Ukraianasit e Shahktar Donteskut i dhane nje leksion te hidhur 2-1 Arsenalit edhe pse londinezet shenuan te paret me Teo Uollkotin pas vetem dhjete minutash. Autogoli i Istmond 28 dhe goli i Eduardos 48 i siguruan nje fitore historike formacionit te Mircea Luceskut duke u barazuar me pike me Arsenalin nga 9. Braga nga ana e saj fitoi 1-0 Moises 35 me Partizanin ne Beograd duke e mbajtur ende te hapur kete grup kur kane mbetur edhe dy ndeshje.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 03 Nentor 2010