Kupa percakton 16 me te mirat

Kualifikimi i Ades se Velipojes ndaj Apolonise dhe eliminimi i Partizanit - rekordmen i kupes - nga ana e Kamzes ishin dy surprizat e medha pas ndeshjeve te kthimit te te turit te pare eliminator te edicionit te 59-te Kupes se Shqiperise ku 16 ndeshjet - nga tete per cdo grup - prodhuan ne total 65 gola 31 ne grupin A dhe 34 ne grupin B.
Thuajse te gjitha ekipet elitare luajten me formacione te dores se dyte.
Te kualifikuara jane Dinamo Tirana Flamurtari Shkumbini Kastrioti Bylis Kamza dhe Ada nga grupi A. Nga grupi B u kualifikuan Besa Laci Vllaznia Teuta Skenderbeu Elbasani Gramozi dhe Lushnja.
Nga 16 ekipet e kualifikuara vetem 7 prej tyre e kane fituar te pakten nje here Kupen Tirana 13 Dinamo 13 Vllaznia 6 Teuta 3 Flamurtari 3 Besa 2 dhe Elbasani 2 nderkohe qe nga libri i arte mungojne Partizani 15 dhe Apolonia 1.
Grupi A
Dinamo kampione ne fuqi e Superliges por qe nuk e fiton Kupen e Shqiperise nga viti 2003 mposhti ne finale Teuten shkaterroi 7-2 Luzin e Kategorise se Dyte. Dhjete gola ne dy ndeshje per 13 here fituesit e Kupes se Shqiperise.
Edhe Tirana 13 here fituese me nje formacion te dores se dyte e ktheu ne nje shetitje ndeshjen e fituar 4-0 kunder Skraparit mu madje portieri i trete bardheblu humbi dhe nje penallti perballe homologut te tij.
Flamurtari 3 here fituese e Kupes e fundit ne vitin 2009 vuajti jo pak ndaj Tomorit pasi ndeshja shkoi ne 2-2 - me beratasit e kualifikuar - perpara se vlonjatet te shenonin dy golat qe i siguruan kualifikimin pasi ndeshja e pare ne Berat kishte perfunduar 0-0.
Vleren e nje ekipi Superlige e tregoi edhe Shkumbini qe mposhti 5-1 Vloren ne Peqin pasi kishte fituar 3-0 ne tavoline ndeshjen e pare.
Kastrioti fitoi 2-0 ndaj Bilishtit me devollinjte qe me shume deshironin ti jepnin fund aventures se tyre ne Kupe duke zhvleresuar barazimin 2-2 te ndeshjes se pare.
Edhe Bylisi pasi kishte fituar ndeshjen e pare 3-1 ne Adush Muca te Lezhes tri gola te Dimos nuk mund te bente asgje tjeter vecse te fitonte me nje rezultat akoma me te thelle 4-0 ne Adush Muca. Ballshiotet do te sfidojne Flamurtari e fuqishem ne turin e dyte.
Apolonia nje here fituese e Kupes 1998 ne finale me Lushnjen nuk shkoi me shume se barazimi 0-0 me Aden e Velipojes ne Loni Papuciu por me fieraket te elimimuar nga simotra e Kategorise se Pare pasi velipojaket kishin fituar 2-1 takimin e pare. Ada do te prese ne turin e dyte skuadren me me shume trofe ne Shqipeiri Tiranen.
Kamza edhe pse barazoi pa gola me Partizani u kualifikua midis 16 me te mirave fale fitores 1-0 me 15 here fituesit e Kupes ne ndeshjen e pare gol i Andi Lames. Ne turin e dyte kamzalinjte do te jeni perballe nje tjeter klubi te madh kryeqytetas Dinamos.
Grupi B
Besa fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise edhe pse vuan kete edicion ne Superlige ndaj Sopotit te Kategorise se Dyte gjeti kohen e mjaftueshme te argetohej 7-1 pas fitores 3-0 ne ndeshjen e pare por perballja me Lushnjen ne turin e dyte nuk mund te jete aspak nje shetitje.
Drame dhe emocione ne Laci-Memaliaj pasi ndeshje shkoi 2-2 dhe i kualifikuar ne ate moment ishin memaliotet pasi ne ndeshjen e pare kishin barazuar 1-1 por Selimi i kurbinasve shpiku golin e fitores 3-2 te formacionit te Stavri Nices.
Vllaznia 6 here fituese e Kupes i dha nje leksion te hidhur Terbunit te Pukes 5-0 ne Loro Borici duke u hakmare per ate barazim te dhunshem 1-1 ne Puke. Ne nje te tetat shkodranet do te kene perballe Elbasanin.
Teuta dhe Mamurrasi zhvilluan nje ndeshje plot grinte ne barazimin 1-1 por me durrsaket te kualifikuar pas fitores 3-2 ne ndeshjen e pare.
Skenderbeu qe gjate gjithe historise se tij ka humbur tri finale te Kupes 1958 1965 1976 kaloi jo pa veshtiresi ne turin e dyte duke fituar ngushtesisht 2-1 me Burrelin teksa ne takimin e pare dy skaudrat ishin ndare ne barazimin 2-2. Skenderbeu pret ne turin e dyte Teuten tri here fituese te Kupes 1995 2000 2005.
Elbasani fitoi 2-1 me Gramshin ndeshja e pare kishte perfunduar 0-0 nderkohe qe po me kete rezultat fitoi Gramozi me Luftetarin edhe per kete cift ndeshja e pare kishte perfunduar 0-0.
Lushnja me fitoren 4-1 ne Roza Haxhiu beri te pavlefshme fitoren 1-0 te liqenoreve ne Pogradec.
Nne baze te skemes se paracaktuar jane pervijuar automatikisht edhe ciftet e turit te dyte te Kupes se 59-te te Shqiperise grupi A dhe B ndeshjet e te cilit do te zhvillohen me 24 nentor vajtje dhe 8 dhjetor kthim.
KUPA E SHQIPERISE
EDICIONI I 59-TE
TURI I PARE NDESHJET E KTHIMIT
03.11.2010 1330
GRUPI A
Dinamo-Luzi 2008 7-2 3-0
Tirana-Skrapari 4-01-0
Flamurtari-Tomori 4-2 0-0
Shkumbini-Vlora 5-1 3-0 tav.
Kastrioti-Bilisht Sport 2-02-2
Bylis-Beselidhja 4-0 3-1
Apolonia-Ada 0-01-2
Kamza- Partizani 0-01-0
GRUPI B
Besa-Sopoti 7-1 3-0
Laci-Memaliaj 3-2 1-1
Vllaznia-Terbuni 5-0 1-1
Teuta- Mamurrasi 1-1 3-2
Skenderbeu-Burreli 2-1 2-2
Elbasani-Gramshi 2-1 0-0
Gramozi-Luftetari 2-1 0-0
Lushnja- Pogradeci 4-1 0-1
Ne kllapa rezultatet e ndeshjeve te para
TURI I DYTE
24 nentor/8 dhjetor
Grupi A
Kamza-Dinamo
Ada-Tirana
Bylis-Flamurtari
Kastrioti-Shkumbini
Grupi B
Lushnja-Besa
Gramozi-Laci
Elbasani-Vllaznia
Skenderbeu-Teuta
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 03 Nentor 2010