E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularet Sherbimi 3G rrezik monopoli

Te 4-ta kompanite kundershtojne tenderin per nje licence te vetme. AKEP Do jepen te tjera

Hapja e tenderit per ofrimin e nje licence te vetme per sherbimin celular 3G gjenerata e trete ka sjelle reagimin e te katert operatoreve. Pak dite perpara publikimit te dokumenteve zyrtare nga AKEP ne lidhje me tenderin e licences 3G operatoret e telefonise celulare AMC Eagle Mobile Plus dhe Vodafone rane dakord qe te kerkojne zyrtarisht rishikimin e vendimit te qeverise per te dhene vetem nje licence 3G. Rreziqet e nje favorizimi te nje ambienti monopolistik dhe cmimi i larte hyres ne kuoten e 12.5 milione eurove jane shqetesimet e kompanive celulare qe operojne ne Shqiperi.

Kater operatoret e telefonise celulare jane te bindur se leshimi njekohesisht i kater licencave 3G kundrejt nje tarife te favorshme per te gjithe spektrin e vlefshem 3G u sherben objektivave te qeverise dhe nevojave ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte me bande te gjere me qellim per te inkurajuar nje treg konkurrues dhe per te nxitur me tej investimet ne vend thuhet ne deklaraten per shtyp.

Por drejtuesit e AKEP Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare mendojne te kunderten. Kreu i AKEP Pirro Xhixho tha per Shqip se termi lsquomonopol i perdorur nga shoqerite eshte i gabuar dhe nuk qendron pasi licenca e sherbimit 3G ngjan me rastin kur qeveria dha licencen per celularin e pare per te dytin e keshtu me radhe. Ne po japim licencen e pare per 3G-ne e keshtu me radhe do japim te dytin. Pra nuk do te kete ne treg vetem nje licence por me kalimin e kohes do te jepen edhe te tjera. Keshtu kane vepruar edhe shume vende te botes.

Duke pare modelet e tjera per shembull ne Turqi Itali apo ne rajon kompanite celulare e kane marre sherbimin ne menyre te liberalizuar duke aplikuar tek entet rregullatore perkatese dhe jo qe nje kompani te kete te drejta absolute.

Sugjerimet

Dhenia e kater licencave 3G ne te njejten kohe do te sjelle nje shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime me konkurruese per qytetaret. Per me teper futja e rrjetit 3G do te ishte me e shpejte per mbulimin e te gjithe territorit te vendit. Shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licencuar dhe investimet e bera per teknologjine 3G nga keta operatore qe do te kene nje efekt pozitiv ne GDP dhe rritjen e nivelit te punesimit.

Kater operatoret e telefonise celulare e shohin me keqardhje faktin e venies se nje tarife prej 12.5 milione euro e cila bashke me investimin shtese qe nevojitet per futjen e rrjetit e ben jashtezakonisht te paarsyeshem per te justifikuar vendimet logjike per te investuar ne teknologjine 3G sikunder deshmon edhe eksperienca mbare europiane thuhet ne deklarate.

Shqiperia ka qene nismetare e zhvillimit te komunikimit celular ne vitet 1990 por aktualisht renditet e fundit ne Europe per sa i takon perhapjes se teknologjise 3G. Eumlshte mjaft e rendesishme qe qeveria te demonstroje vullnetin e saj politik per te pershpejtuar perhapjen e teknologjise 3G dhe per te hapur tregun me internet te shpejte pa krijuar pengesa te panevojshme.

Per arsyet e mesiperme operatoret e telefonise celulare mbeten dyshues mbi kete vendim te qeverise deklarojne 4 kompanite celulare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›