E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat Buxheti gati ne fillim tetori. Berisha e kerkoi ne shtator

Procesi Negociatat vonojne hartimin ne kohe te projektbuxhetit. Plani i shpenzimeve

Duket se Ministria e Financave nuk do ta zbatoje planin e Kryeministrit per ta pasur buxhetin ne tryezen e tij brenda muajit shtator madje kreu i qeverise kishte kerkuar ta kishte gati projektin ne fillim te ketij muaji por veshtiresite e hasura gjate fazes se negociatave kane shtyre per disa jave perfundimin e projektit.

Burime zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojne per shqip se pritet te nisin shume shpejt takimet dypaleshe me ministrite e linjes per te rakorduar buxhetet e planifikuara ne kuadrin afatmesem. Pas kesaj faze eshte planifikuar nje tjeter proces ai i negociatave qe konsiderohet me i veshtiri. Parashikojme qe buxhetin ta kemi gati per miratim ne qeveri te pakten brenda javes se dyte te muajit tetorit. Eumlshte e pamundur te ece me shpejt tregon nje zyrtar i ministrise.
Sipas planit te Financave kalimi i buxhetit ne tetor nga Keshilli i Ministrave mundeson nje kohe te mjaftueshme te pakten nje muaj e gjysme qe Parlamenti te debatoje per te gjetur alternativen e duhur te buxhetit.

Nderkaq kete jave dolen ne drite disa te dhena kontradiktore te buxhetit te shtetit per vitin 2011. Ne fillim ishte planifikuar nje shume e perafert me 395 miliarde e 200 milione leke e me pas u mesua nje tjeter variant me 408 miliarde leke. Sipas ministrise te dyja vlerat e buxhetit mund te pesojne serish ndryshime ne varesi te negociatave.

Qeveria planifikon ta ule deficitin buxhetor ne 2011 me 2.8 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto nga 3.1 per qind qe parashikohet per kete vit. Gjithsesi do te pritet fundi i vitit per te mesuar realizimin faktik te te ardhurave te cilat kane pesuar nje reduktim si efekt i krizes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›