Cenaj, rikompensimi rreth 4%

Ekstradimi per ne Shqiperi i bosit te firmes rentiere, " Cenaj" pritet te sjelle ne arken e shtetit te pakten 30 milione dollare te cilat ruhen ne bankat greke. Por sipas burimeve te Mbikeqyrjes se Fajdeve, koficenti i kompensimit per 24600 kreditoret do te jete shume i vogel per shkak, se nje pjese e fondeve ne llogari te Cenaj, do te shkojne per mbulimin e shpenzimeve te procesit te hetimit dhe ekstradimit te bosit te fajdeve. Sikur nga shuma 35 milione dollare qe ndodhet ne bankat greke, duke hequr shpenzimet e ekstradimit, do te mberrijne ne llogari te shtetit shqiptar 30 milione dollare, kompensimi i cdo kreditori maksimumi do te jete 4%. Por shifra eshte nje ende nje supozim, pasi ende nuk dihet vlera e sakte e fondit qe do te kaloje ne llogari te Grupit te Mbikeqyrjes se Fajdeve. Procedurat per shperndarjen e tyre do te nisin, sipas burimeve nga Mbikeqyrja, pasi shteti shqiptar te kete perfunduar te gjitha negociatat me shtetin grek per transferimin e vlerave monetare. Me pas ketij fondi do te t'i hiqen shpenzimet e procesit te hetimit dhe ekstradimit dhe pjesa qe mbetet do te shkoje per llogari te kreditoreve. Nderkohe eshte ngritur grupi i eksperteve qe do te merret me zhbllokimin e parave ne bankat greke. Avokati i shtetit, Eduart Halimi ka konfirmuar per mediat se, grupi i punes perbehet nga eksperte te Ministrise se Financave, te Ministrise se Jashtme, te ambasades sone ne Athine, perfaqesues nga administratoret e fajdeve dhe Prokuroria e Pergjithshme. Grupi i eksperteve pritet te nise punen ne shtator ne negociatat me palen greke. institucioni lider eshte Ministria e Jashtme si dhe perfaqesia shqiptare ne Athine. Ne vjeshte do te llogariten te gjitha shumat shqiptare te transferuara ne Greqi dhe vetem pas kesaj mund te flitet per afate, i cili mund te jete shume afer, ka konfirmuar Halimi.
Ekstradimi i bosit te firmes rentiere, Cenaj, u krye pak dite me pare nga Greqia. Ne Aeroportin e Rinasit, i denuari me 10 vjet burg nga drejtesia shqiptare "pritej" nga nje trupe policore e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, te cilet kryen shoqerimin e 61-vjecarit ne Burgun 313 ne Tirane. Presidenti i ish-kompanise huamarrese "Cenaj & Co" u shpall ne kerkim nderkombetar me date 06.04.2000, ne baze te kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme, pasi Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, kishte vendosur me 999 masen e sigurise "arrest me burg". Sipas te njejtit dokument, ne baze te kerkeses se interpol Tiranes, Gjykata e Janines ka aprovuar kerkesen per ekstradimin e Lefter Cenajt ne Shqiperi, por "pasi ky shtetas te vuaje ne Greqi denimin e dhene nga drejtesia greke".
Sipas hetimeve, Lefter Cenaj ka arritur te largohet nga Shqiperia ne shkurt te vitit 1997, disa muaj para se trazirat te shperthenin ne te gjithe vendin. Pese vite me vone, me 28 shkurt 2002, policia greke e arrestoi ish-bosin shqiptar, pasi akuzohej per mashtrim nga autoritetet helene. Ne momentin e arrestimit me nje bashkepunetoren e tij greke, ne llogarine bankare te Lefter Cenajt jane gjetur 10 mije dollare sipas bankes greke "te depozituara ne nje kohe te shkurter". Drejtesia greke e ka hetuar Lefter Cenajn edhe per trafik droge dhe pastrim parash, por keto akuza nuk jane vertetuar dhe as zyrtarizuar ndonjehere.
24600 Persona do te perfitojne nga shperndarja e parave te firmave piramidale, "Cenaj". Procesi i shperndarjes do te nise kur Grupi i Mbikeqyrjes pasi te jete transferuar ne bankat shqiptare fondet nga Greqia.
54 Milione dollare eshte llogaritur nga hetuesit shuma financiare qe Lefter Cenaj kishte grumbulluar nga qytetaret ne arken e kompanise se tij. Nderkohe qe paraprakisht behet e ditur se, 35 milione USD gjenden ne bankat greke.
Procedurat
Procedurat per shperndarjen e tyre do te nisin sipas burimeve nga Mbikeqyrja pasi shteti shqiptar te kete perfunduar te gjitha negociatat me shtetin grek per transferimin e vlerave monetare. Me pas ketij fondi do te t'i hiqen shpenzimet e procesit te hetimit dhe ekstradimit dhe pjesa qe mbetet do te shkoje per llogari te kreditoreve.