E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll banesave per "emigrantet" e kerkuar

Emigrantet vene ne levizje agjentet e policise dhe inspektoret e zonave ne qarkun e Fierit. Drejtuesit e policise vendore kane mbledhur vartesit duke u "terhequr" veshin per rezultatet e dobeta ne zbulimin dhe kapjen e te kerkuarve te listes. Kontrolle te shumta jane kryer pergjate muajve te veres ne banesat e personave te shume kerkuar per krime te ndryshme, por pa arritur te kapen te dyshuarit. Po keshtu jane ushtruar kontrolle edhe ne shtepite e te afermve te tyre, por pa rezultat. Burime zyrtare te policise se Fierit thane dje per gazeten "KJ" se numri i personave te kerkuar ne listen e "zeze" shkon ne 573, ndersa pergjate ketij viti eshte arritur te kapen vetem 52 prej tyre. Ngarkesen me te madhe e ka pasur sektori i personave te kerkuar, qe ka kryer verifikime per emigrantet e sapokthyer nga Greqia, Italia apo vende te tjera te Evropes. Mesohet se jane kryer mbi 200 kontrolle banesash nga uniformat blu qe prej fundit te muajit korrik dhe deri diten e djeshme, ne qytetet e Fierit, Lushnjes, Ballshit apo Divjakes. Disa dite me pare kreret me te larte te drejtorise se policise kane mbledhur shefat e seksioneve te tre komisariateve, duke u kerkuar nje rifreskim te listave te te shpallurve ne kerkim, si dhe te materialeve fotografike per gjithsecilin prej tyre. Por kete fundjave kreret e drejtorise kane rimbledhur vartesit e tyre per t'u perballur me rezultatet, ku ka pasur edhe kritika te ashpra per punen e dobet. Po keshtu jane mbajtur nen vezhgim te plote vendet ku mendohet se gjejne strehe te kerkuarit, si dhe eshte ushtruar kontroll ne te gjitha automjetet e dyshimta. Te pyetur perse behej ky verifikim, kur sistemi TIM-s eshte aktiv, zyrtare te drejtorise se policise thane se shume prej te kerkuarve i shpetojne kontrollit ne pikat kufitare, pasi sistemi edhe mund te pesoje defekt here pas here, ose perdorin pika te tjera kalimi e rruge te fshehta. Po keshtu mesohet se nje pjese e tyre nderrojne fotografite ne pasaporta apo kryejne falsifikime te qellimshme. Nje pjese e te kerkuarve te listet jane te denuar me vendim te formes se prere te Gjykates se Fierit.

Urdhri

Shefat e seksioneve mesohet se kane urdheruar vartesit e tyre te shperndare ne zonat qe mbulojne me sherbim, qe te gjitha informacionet e mbledhura per te kerkuarit te raportohen cdo mengjes ne polici.

Lista

Policia e Shtetit here pas here rifreskon listat e te kerkuarve ne shkalle vendi. Numri i tyre shkon nga 1900-2100 mesatarisht ne varesi te ngjarjeve dhe te arrestimeve qe kryen policia pergjate aksioneve te saj.

537 Persona Eshte numri i personave te kerkuar ne Drejtorine e Policise Fier dhe kjo shifer nuk ka ndryshuar ne krahasim me gjashtemujorin e pare te ketij viti. Per kete shkak me nisjen e sezonit te pushimeve, eshte kerkuar verifikimi i listes.

52 Te kerkuar Jane arrestuar nga policia e qarkut Fier nga fillimi i ketij viti e deri ne fund te muajit qershor. Nderkohe qe prej dhenies se urdhrit te verifikimit te listes, agjentet nuk kane mundur te vene ne pranga asnje prej te kerkuarve.

Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›