E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Cenohet puna e pushtetit vendor”, Shoqata e Bashkive në mbështetje të Erjon Veliajt

Shoqata për Autonominë Vendore ka reaguar lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë ndalim si një veprim të papranueshme në mungesë të një akuze të qartë.

Shoqata e konsideron të paprecedentë ndalimin e një të zgjedhuri vendor pa një vendim apo pa u gjetur në kushtet e flagrancës, ndërsa shprehet se ka qenë gjithmonë në mbështetje të respektimit të ligjit dhe ka inkurajuar bashkitë që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.

Sipas shoqates kjo situatë ka cënuar  parimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe krijon pasiguri për funksionimin normal të pushtetit vendor.

“Kjo qasje jo vetëm që pengon zhvillimin normal të punës në institucionet vendore, të cilat ofrojnë përditë shërbime thelbësore për miliona qytetarë, por gjithashtu krijon një precedent të rrezikshëm”, thuhet në reagimin e Shoqatës për Autonominë Vendore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›