Cens 2023, 170 mijë hyrje në pallate janë bosh

Sektori i ndërtimit në Shqipëri është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane.
Por të dhënat e Cens 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk janë të banueshme.
Sipas të dhënave në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 261 mijë ishin të banuara dhe 170,264 janë bosh.
Banesat bosh vlerësohen si një pasuri prej miliarda eurosh. Ato janë ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.
Burimet nga tregu i shitblerjes së banesave vërejnë se një pjesë e madhe e banesave bosh janë në qytetet e mëdha të vendit, sidomos në Tiranë dhe Durrës.
Pavarësisht se sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit vazhdon të lëshojë leje për ndërtimin e banesave si dhe kullave deri në 100 kate.
Sipas Monitor
/ rtsh.al /