Censusi, Aleanca Kuq e zi: Zvogëloi popullsinë, nën ndikimin e Athinës
Aleanca Kuq e Zi krijoi zyrtarisht sot degën e saj në Londër. Në një manifestim në Bulevardin Oksford Street, kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu u shpreh se Censusi 2011 zvogëloi artificialisht popullsinë shqiptare nën ndikimin e Athinës zyrtare.
Censusi zvogëloi artificialisht kombin më të madh në rajon. Iu dërgua Athinës para publikimit Jemi një nga popullsitë më të mëdha në Ballkan.- deklaroi Spahiu.
Spahiu e konsideroi të turpshëm reagimin e ministrit grek, dy ditë më parë, ndërsa kërkoi arsyet se pse informacioni për Censusin iu dha me parë shtetasve greke se atyre shqiptarë. Të bëhemi 1 milion kuqezi. Në Londër u bë copëtimi, në Londër nis bashkimi. – vijoi më tej kryetari aleancës.
Sipas INSTAT, paraprakisht nga censusi rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7%.