E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takohet me Avokatin e Popullit Igli Totozani

Një ditë pasi u betua në Kuvendin e Shqipërisë si Avokat i Popullit, Igli Totozani është takuar sot me kreun e shtetit Bamir Topi.
 

Në votimin e fshehtë, kandidatura e Igli Totozanit e cila ishte edhe e vetmja për postin e Avokatit të Popullit, i propozuar nga Partia Socialiste u miratua me 127 vota pro, 2 vota kundra dhe tre abstenime. Deputetët e mazhorancës ashtu siç kishin deklaruar edhe më herët bashkuan votat me opozitën duke votuar Igli Totozhanin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
 

Gjatë prezantimit të tij në Komisionin e Ligjeve dy ditë më parë, Igli Totozani premtoi se do të punonte fort për një institucion të pavarur politikisht, në mbrojtje të interesave të popullit.
 

Pedagogu i Drejtësisë dhe analisti për çështjet juridike, Igli Totozani, ka një përvojë disa vjeçare në fushën e Jurisprudencës, për të cilën është diplomuar edhe në Gjenevë të Zvicrës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›