Censusi, procesi shtyhen deri në fund të tetorit

Ines Nurja
Procesi i regjistrimin e popullsisë është shtyrë deri në fund të tetorit. Kjo pasi janë të shumta familjet në Tiranë dhe Shqipëri që nuk janë regjistruar ende. Censusi ishte parashikuar të mbyllet dje.
Në një konferencë për shtyp drejtoresha e Instat, Ines Nurja u bëri thirrje qytetarëve që nuk janë regjistruar ende të kryejnë këtë proces, pasi Censusi mbahet vetëm një herë në 10 vite.
Gjithashtu Nurja bëri të ditur se Instat ka vendosur numra telefoni ku personat e paregjistruar mund të telefonojnë falas (0800 3333 dhe 0800 8888).
Nurja tha se procesi nuk ka dështuar por ajo nuk dha asnjë shifër për procesin e deritanishëm. Ajo përsëriti se për ata që refuzojnë regjistrimin do të ketë sanksione.