E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremoni per 70 vjetorin e shkrimtarit Pandeli Koci

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës është organizuar një ceremoni festive për 70 vjetorin e shkrimtarin Pandeli Koçi, i njohur me emrin letrar Sazan Goliku. Shkrimtari tha se aktualisht është duke punuar për një vepër të re letrare dedikuar figurave të shquara historike të vendit tonë ne kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar
Shkrimtari Pandeli Koçi, i njohur me emrin letrar Sazan Goliku, ka festuar në ambientet e Ministrisë së Kulturës mes miqve dhe shkrimtareve nga Shqipëria dhe Kosova 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjet krijmtari letrare. Për 100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, autori do të botojë një vepër poetike dedikuar figurave të shquara historike të vendit tonë
Kritiku Behar Gjoka krijimtarinë e tij letrare e cileson si shumë dimensionale dhe me vlera të veçanta për letersinë.
Ndersa Shkrimtari Bardhyl Londo vlerëson kontributin e tij letrar për paraqitjen e letërsisë kosovare në Shqipëri që në vitet 70-të. Gjithashtu ai thotë se poezia e tij ka një ngjyrë të veçantë
Shkrimtari Pandeli Koçi ka lindur në Vlorë më 6 janar të vitit 1942. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu ne qytetin e lindjes, ndërsa u diplomua në Universitetin e Tiranës në fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Fillimisht punoi si mësues dhe gazetar e më pas si redaktor në shtëpinë botuese "Naim Frashëri". Është kritik dhe studiues i mirëfilltë i letërsisë shqipe. Që nga dhjetori i vitit 2008 ështe zgjedhur kryetar i Shoqatës së Letërsisë për Fëmijë. Eshtë autor i shumë librave për të rritur dhe fëmijë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›