Fuqizohet rritja e cmimit te ujit 45 leke per meter kub
Qytetarët do të paguajnë tashmë për ujin e pijshëm 12 lekë më tepër ose 45 lekë për çdo metër kub. Vendimi që u mor nga Enti Regullator i Ujit, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve, çoi në rritjen me 27 % mbi tarifat e mëparshme, ndërkohë që kërkesa ishte bërë për 54 lekë më tepër. Sipas deklaratave të bëra nga drejtuesi i Ujësjellës-Kanalizmeve, Sahit Dollapi rritja me 27 % nuk do t’i rëndojë buxhetet e qytetarëve, madje sipas tij do të krijojë vështirësi me financat e kompanisë. Kështu më e duhura për këtë kompani do të ishte një rritje më e lartë, me qëllim realizimin e të gjitha projekteve dhe investimeve që kjo shoqëri parashikon të kryejë për përmirësimin e shërbimit. Megjithatë, nga ana e Entit Rregullator të Ujit u gjykua e drejtë që të ketë një rritje të mesme dhe kjo për të përmirësuar cilësinë e shërbimit
Por, megjithë kërkesën e bërë nga Ujësjellës-Kanalizim, Tiranë për të rritur çmimin, me qëllim rritjen e investimeve, ankesat në adresë të kësaj kompanie janë të shumta. Bëhet e ditur se pranë Avokatiti të Popullit janë shtuar ankesat e qytetarëve për ndërprejt e e shumta dhe të zgjatura të furnizimit me ujë. Një çështje e tillë është duke u shqyrtuar nga komisionerët e Avokatiti të Popullit.
Rritja e ujit të pijshëm është shtrirë tek të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Entet buxhetore nga 110 lekë, do të paguajnë 120 lekë për metër kub për furnizimin me ujë të pijshëm. Entet private nga 120 lekë që paguajnë aktualisht do t'i nënshtrohen tarifës prej 135 lekësh, nga 150 që ishte propozuar.
Fabrikat e prodhimit të pijeve alkoolike, apo lokalet me pishina do të paguajnë 170 lekë për metër kub nga 140 që paguajnë aktualisht. Po ashtu, rritje të ccmimit të ujit do të ketë nga ky muaj edhe për qytetet e Shkodrës, Lezhës e Durrësit.