E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremoni të ndryshme para betimit të Presidentit të ri

Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajdën vunë sot në mengjes kurora me lule pranë Varrit të ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Po sot, zoti Obama ngre siparin e festimeve për ceremoninë historike të inaugurimit me një koncert plot yje të muzikës i cili do të zhvillohet në shkallët e memorialit kushtuar ish presidentit Abraham Linkoln.

Zoti Obama së bashku me gruan e tij Mishell pritet të marrin pjesë në koncertin e titulluar "Ne jemi një" i cili do të zhvillohet pas pak orësh e ku do të marrin pjesë yje të muzikës si Bijonse, Bono, Brus Springstin, Stivi Uondër, Tom Henks, Denzel Uashington, e të tjerë.

Po sot aktorë, politikanë dhe shumë të tjerë marrin pjesë në Leximin e Kushtetutës në Muzeun e Lajmeve.//ek

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›