E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë., vetëvritet 31 vjeçari, shkak depresioni

Vetëvrasjet godasin sërish Tiranën. 31 vjeçari Leonardo Dardha u vetëhodh nga kati i 6 i një ndërtese në bllokun e pallateve “1 maji”. 31 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme dhe ndërmori vendimin fatal në kushtet e një depresioni të thellë. 

TIRANE- Një 31 vjeçar është vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati pranë qëndres së Tiranës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Leonardo Dardha është emri i viktimës i cili është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në bllokun e banimit “1 maji “ në kryeqytet. Burimet policore konfirmojnë se Dardha i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të thellë. Pak kohë më parë 31 vjeçarit i kishte vdekur e ëma dhe që prej asaj kohe ai kishte tentuar edhe një herë tjetër të vetëhelmohej. 31 vjeçari u hodh nga kati i gjashtë menjëherë pasi erdhi nga varrezat, ku ai shkonte shpesh dhe vajtonte nënën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›