Ceremonia e betimit si President i Shqipërisë, mbërrin në Kuvend, Bajram Begaj

Kur kanë mbetur vetëm pak minuta nga zhvillimi i ceremonisë së betimit si President i 8-të i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur në sallën e parlamentit. Ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe fëmijët. Zoti Begaj është pritur në hyrje të Kuvendit nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.
/rtsh.al/