E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta takon Haradinajn: Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë në BE

Presidenti Ilir Meta, vizitën e fundit në këtë detyrë zgjodhi që ta bënte në Kosovë, ku ka pasur takime me drejtuesit e shtetit dhe të politikës.

Së fundmi, Meta ka pasur një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Meta thotë se me Haradinajn theksuan rëndësinë që  Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane

“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore. Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë.

Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur.”, -shkruan Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›