Cërrik , “Shtëpi e ëmbla shtëpi” festa e emigrantëve
Për herë të parë është organizuar një festë masive për emigrantët e kthyer në qytetin e Cërrikut. Qindra vetë kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga bashkia e qytetit, ndërsa motoja ishte “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.
CERRIK- Emigrantët e Cërrikut janë mbledhur në një mënyrë krejt të vecantë. Duke përfituar nga kthimi i emigrantëve për të kaluar disa javë pushime në Shqipëri, Bashkia e Cërrikut ka organizuar një festë të madhe me shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Që prej orëve të para të së mërkurës në qendrën e qytetit janë mbledhur qindra vetë të moshave të ndryshme të cilët janë argëtuar me aktivitete. Kjo është hera e parë që organizohet një festë e tillë masive.
Minipanair i pikturave, ndeshje futbolli apo muzika pa limit kanë vijuar për 12 orë me radhë për ta mbyllur me koncertin e mbrëmjes i cili mblodhe rreth 20 artistë të qytetit të Cërrikut. “Shtëpi e ëmbla shtëpi” ishte motoja e kësaj feste të vecantë, e cila me siguri ashtu sikurse premtojnë dhe drejtuesit e pushtetit vendor do të kthehet në një traditë. (e.n/News24/Balkanweb)