E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Duam edhe ekonominë e bujqësinë

Kërkesat i bëri të njohura kryetari i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili kërkon për partinë e vet një përfaqësim dinjitoz në qeverisjen e re. Sic theksoi ai PD ka fituar rreth 4 mandate ne saje te votave te republikaneve 

TIRANE-Republikanët synojnë të mbajnë ministrinë e Shëndetësisë, por shprehen të kënaqur dhe me ministri të tilla si ajo e Ekonomisë, e Bujqësisë, por nuk preferojnë ministrinë e Integrimit. Këto kërkesa i bëri të njohura dje kryetari i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, i cili kërkon për partinë e vet një përfaqësim dinjitoz në qeverisjen e re. “Ministria e Shëndetësisë është një ministri e pranueshme. Me mundësi mund të jetë edhe ministria e Ekonomisë dhe mund të merret në konsideratë edhe ajo e Bujqësisë. Të gjitha këto janë ministri që mund të përmenden në bisedë, por ne nuk kemi një kërkesë fikse se duam këtë me doemos”, - u shpreh dje Godo. Sipas tij, republikanët e kërkojnë këtë përfaqësim të rëndësishëm, pasi dhanë kontribut të rëndësishëm në zgjedhjet e fundit parlamentare. Godo thekson se PD-ja, në sajë të votave të republikanëve ka fituar plot katër mandate dhe ky kontribut real duhet të përkthehet në poste të rëndësishme, ku ai nuk përjashton as ministrinë e Integrimit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›