E Diel, 1 Nëntor 2026

Cërrik, 14 vjeçari vret me thikë 15 vjeçarin, sherri afër shkollës

CERRIK - Një 15 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij paraditen e sotme. Sherri mes dy adoleshentëve është zhvilluar pranë shkollës 9 vjeçare të Cërrikut dhe viktimë është 15 vjeçari me inicialet N.R. Sipas policisë autori është 14 vjeçari me inicialet E. F.

Dy adoleshentët janë grindur në një lokal pranë shkollës 9 vjeçare ku mësonin. Policia thotë se 14 vjeçari e ka kryer vrasjen në gjendje depresioni. Adoleshenti gjeti vdekjen nga plagët e shumta të thikës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›