E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, qentë e rrugës rrezik për banorët, burim sëmundjesh

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO TIRANE - Në çdo orë të ditës në rrugët e Tiranës, por jo vetëm, të zë syri gjithnjë kafshë të braktisura e sidomos qen rrugësh, të cilët shpesh herë bëhen burim sëmundjesh. Edhe pse është premtuar shumë për mirëmenaxhimin e kësaj situate, nga ana e pushtetit lokal nuk është bërë aq sa duhet.

Vetë veterinerët shprehen të shqetësuar për këtë situatë pasi qentë e rrugës janë kërcënim për përhapjen e një sërë sëmundjesh.

“Me ardhjen e pranverës rriten temperaturat, sëmundjet virusale dalin më në pah dhe parazitët siç janë rriqnat, këpushat, pleshtat etj, fillojnë atë ciklin biologjik të tyre. Jemi të rrezikuar duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e rrugës dhe sigurisht që është një problem i madh. Sëmundjet më kryesore që kanë dhe vaksina janë tërbimi, leshmanjoza, sëmundjet parazitare që vijnë nga këta parazitë”,-thotë një veterinere.

Rrezikshmëria e qenve bëhet më ë lartë, sidomos në orët e vona të natës, ku jo në pak raste kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të këtyre grupeve të qenve ndaj njerëzve të rastësishëm, fëmijë, gra, pleq e madje edhe ndaj djemve të rinj.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›