Edi Rama, në në Forumin Perspektiva ekonomike 2013 2017
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka marrë pjesë në në Forumin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Perspektiva ekonomike 2013 2017.
Në fjalën e tij në këtë forum Rama duke ju referuar krizës botërore dhe ndikimit që ka pasur kjo krizë në vendin tonë, është shprehur se çdo krizë duhet të merret si një shank, një mundësi dhe një rrugëdalje e re.
Kriza e vendeve fqinjë ka ndikuar mbi Shqipërinë, qoftë nga ardhja e emigrantëve të cilët janë kthyer dhe nuk kanë gjetur kushtet e përshtashme për punësim ose në formën e rrënies së të ardhurave në vendet nga ata vijnë. Ky është një një transformim që po pëson bota dhe ku ne duhet të integrohemi.
Është një sfidë e madhe të riorganizosh mjedisin për të rimëkëmbur sipërmarrjen. Çdo krizë ëshët një mundësi, një shanc dhe një rrugëdalje e re dhe ne duhet ta shohim sit ë tillë dhe besoj se do tja dalim. Do të jemin të detyruar të shohim përtej modelit ekonomik të ndjekur deri më sot. Ky model nuk prodhon energji të reja dhe as stabilitet ekonomik dhe financiar, u shpreh Rama.