E Hënë, 2 Nëntor 2026

Certifikimi i dijeve, me sistem ndërkombëtar

Pas një studimi të kryer në vendin tonë, që analizonte aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale të drejtuesve shqiptarë të bizneseve, rezultoi fakti se më shumë se gjysma e drejtuesve të intervistuar nuk kishin marrë pjesë në asnjë seminar apo trajnim për zhvillimin e aftësive të tyre. Mungesa e aftësive kyçe sipërmarrëse mund të ketë ndikim negativ, si në ecurinë e bizneseve ekzistuese, ashtu edhe në krijimin dhe zhvillimin në tërësi të bizneseve të reja. Ka qenë ky qëllimi i orientimit drejt certifikimit të dijeve përmes një sistemi ndërkombëtar i quajtur EBC*L (Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Biznes). Ai ofron njohuri për ekonominë dhe aftësi praktike të domosdoshme, si për ata që janë në botën e biznesit, ashtu edhe për çdonjërin që dëshiron të njohë dhe të kuptojë bazat e ekonomisë. Për të bërë të njohur këtë sistem në Shqipëri dhe mënyrën e funksionimit të tij, u organizua aktiviteti i parë promovues. Aty merrnin pjesë zv/ministri i Punës, Kastriot Sulka, ai i Arsimit, Halit Shamata, si dhe drejtues të institucioneve të arsimit dhe trajnimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›