E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikohen 92 pjesëtarë të FSK-së

Pas një trajnimi katër mujor të ashtuquajtur “Gjenerimi i Forcës” të Batalionit të Tretë të Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, në Mitrovicë, sot, zyrtarisht u bë certifikimi i tyre.

92 pjesëtarë të këtij Batalioni, pas një trajnimi të vazhdueshëm në Kazermën e Batalionit të Tretë, mbajtur nga instruktorët e KFOR-it, Turk, udhëhequr nga Major Ahmet Neasuhoglu.

Trajnimi u karakterizua me ushtrimet në terren, ku ndër temat kryesore që u trajnuan, ishin: pozicionet e qitjes, çmontimi dhe montimi i armës, formacionet lëvizëse, navigimi, marshimi teknik dhe administrativ, ndërtimi i kampit, patrullimet,etj, transmeton RTK-ja.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë; zëvendës Komandanti i Brigadës për Reagim të Shpejtë, kolonel Xhevahir Geci, Shefi i mentoruesëve në KFT, kolonel Omer Faruk Basturk, nënkolonel Arsim Shaqiri, kapiten Nuri Ëshek dhe oficerë të tjerë të FSK-së dhe KFOR-it.

Zëvendës komandanti i BRSH-së, kolonel Xhevahir Geci, me këtë rast, falënderoi ekipin e instruktorëve të KFOR-it turk, për kontributin e dhënë, gjithashtu uroi të certifikuarit për angazhimin e tyre dhe arritjen e rezultate të shkëlqyeshme gjatë trajnimit.

Kapiteni Nuri Ëshëk, instruktor i KFOR-it turk, falënderoi pjesëtarët e stafit komandues të BRSH-së, për bashkëpunim dhe seriozitet në përkrahje të këtij trajnimi, ndërsa të pjesëtarët e FSK-së, të cilët u certifikuan i uroj për arritjen e rezultateve gjatë trajnimit.

Në fund të ceremonisë, përfaqësues të KFOR-it Turk, dhanë mirënjohje dhe dhurata për pjesëtarët e dalluar të FSK-së, gjatë trajnimit katër mujor.

Ndërsa, komandanti i Batalionit të Tretë, nënkolonel Arsim Shaqiri, instruktorëve të KFOR-it Turk, u dha mirënjohje, për angazhimin e tyre profesional gjatë stërvitjes “Gjenerimi i Forcës” me pjesëtarë të BRSH-së, bëhet e ditur përmes një njoftimi. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›