E Diel, 1 Nëntor 2026

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë

PRISHTINË, 9 shkurt /ATSh/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja.

Në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së hënës, KQZ miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare me 11 vota pro.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhje, duke fituar 51,10 për qind të votave, duke siguruar 57 deputetë në Kuvend.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila ka fituar 20,19 për qind të votave apo 22 deputetë në legjislativ.

Pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,24 për qind apo 15 deputetë, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 5,50 për qind të votave apo gjashtë deputetë.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë deputetë i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenas Rashiq.

Ndërkaq, minoritetet joserbe kanë fituar dhjetë mandate.

/KosovaPress//r.e/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›