E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Certifikohet gjenerata e re e audituesve, Malaj: Forcojmë funksionin e auditimit të brendshëm

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në përmbyllje të projektit për trajnimin e auditorëve të brendshëm në sektorin publik (TIAPS).

Malaj vlerësoi se përmes certifikimit të gjeneratës së re të audituesve, që do të japin kontributin e tyre falë bashkëpunimit me Qendrën për Ekselencë në Financa nga Sllovenia, Institutin e Certifikuar për Financat Publike dhe Kontabilitetin (CIPFA), si dhe Programin për Mbështetjen e Përmirësimit të Qeverisjes dhe Menaxhimit (OECD Sigma), sigurohet përmirësimi i sistemeve të auditimit të brendshëm në Shqipëri.

“Përfundimi i trajnimit TIAPS nuk do të thotë fund i udhëtimit, por përkundrazi përbën një fillim i ri për forcimin e funksionit të auditimit të brendshëm dhe ndërtimin e themeleve për nisma të tjera të ardhshme”, u shpreh Malaj.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›