E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nuk ndryshon norma e interesit, guvernatori Sejko: Pritet rritje ekonomike!

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në vlerën e 2.75%. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se kjo vendimmarrje vjen pasi inflacioni mbetet i ulët dhe nën kontroll.

Sa i përket parashikimit për vitin e ardhshëm, Guvernatori Sejko tha se pritet një rritje e ekonomisë.

Në mbyllje, ai theksoi se Banka e Shqipërisë do vijojë punën për krijimin e një sistemi monetar e financiar sa më efikas, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›