Cërvenkovski viziton Shqipërinë
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, të enjten me ftesë të presidentit Bamir Topi do të qëndrojë në një vizitë pune në Shqipëri.
Pritet që temë e diskutimeve të jenë marrëdhëniet në mes dy vendeve si dhe situata dhe zhvillimet politike në rajon, me theks të veçantë Kosovën, njofton agjencia e lajmeve INA.
Takimi i dy presidentëve do të mbahet në Durrës. (INA)