E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari në nivele shumë të ulëta ndaj euros

15 korrik, ora 12:44 – Dollari ka rënë në nivelet më të ulëta historike ndaj euros pas spekulimeve se shefi i Bankës Qendrore Amerikane Ben Bernanke dhe Sekretari i Thesarit Henry Paulson do të deklarojnë se tregjet e kreditit po dëmtojnë rritjen ekonomike në SHBA.

Monedha amerikane ka rënë në nivelin më të ulët të një muaj edhe ndaj yenit Japonez dhe në nivelin më të ulët të 25 viteve ndaj dollarit Australian pas lajmeve se dy kompanitë e kreditimit Fannie Mae dhe Freddie Mac janë në vështirësi të mëdha.

“Tregjet po reagojnë negativisht ndaj krizës së kreditimit të rishfaqur në SHBA dhe kjo po ndikon edhe në dobësimin e dollarit” – tha Roberto Mialich, shef këmbimi në Unicredit Market & Investment Banking, degë e kredituesit më të madh në Itali.

“Tregtarët presin që Bernanke të japë një pamje të zymtë të ekonomisë amerikane ditën e sotme.

Dollari ka rënë deri në nivelin 1.6038 ndaj euros, niveli më i ulët që prej hyrjes së euros në treg në vitin 1999.

Dollari mund të bjerë deri në nivelin 1.62 dhe 1.63 ndaj euros në muajt e ardhshëm.

Monedha amerikane kështu ka humbur të gjitha pikët e fituara ndaj euros deri në datën 3 korrik, kur Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet deklaroi se nuk do të bëjë ndryshime të normës bazë të interesit të euros pasi nuk ka asnjë bazë për ndryshim.

Berdanke pritet të japë dëshminë e tij për politikën monetare dhe ekonominë para senatit ditën e sotme në orën 10 me orën amerikane.

“Bernanke do të shmangë çdo fjalë që mund të shkaktojë humbjen e besimit te njerëzve te dollari” – tha Takuma Kurosaëa, shef këmbimi në HSBC Bank.

Bankat globale dhe firmat e sigurimit kanë raportuar më shumë se 400 miliardë dollarë humbje pas kolapsit në tregjet e kreditimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›