E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesar nuk largohet nga Interi

Julio Cesar ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga Inter, pavarësisht transferimit të portierit Samir Handanovic nga Udinese.

Braziliani ka insistuar se ardhja e sllovenit nuk shënon përfundimin e karrierës së tij në Giuseppe Meazza. “Handanovic është portier i mirë, dhe është mirë për ekipin të ketë tre portierë të mirë”, tha Cesar për Sky Sports 24.

“Kam kontratë deri më 2014 dhe jam anëtar i Interit. Mendoj se do të mbetem dhe të luftoj për një vend në formacionin bazë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›