Lamtumirë Arsenal !

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie ka njoftuar se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me klubin.
28 vjeçari i cili ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen aktuale, konfirmoi se është takuar me menaxherin Arsene Wenger dhe drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis. Por, ai tregoi se ata kanë mosmarrëveshje rreth planeve për të ardhmen e klubit.
“Kam menduar gjatë dhe kam vendosur të mos e vazhdoj kontratën time”, deklaroi holandezi i cili erdhi në klub më 2004.