E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja Rrapo ne Gjykaten e Strasburgut

Lajmi eshte bere i ditur nga avokati mbrojtes i Rrapos Ardian Visha i cili ka deklaruar se edhe nese do te vendoste Gjykata e Apelit e Shqiperise Rrapo nuk mund te ekstradohet.

Sipas tij Rrapo nuk mund te ekstradohet pa u shqyrtuar ceshtja e tij nga te gjitha shkallet e gjyqesorit dhe deri tek Gjykata e Strasburgut. Almir Rrapo u arrestuar kete vere teksa tentonte te merrte dokumentet ne Ambasaden amerikane ne Tirane per te udhetuar drejt Shteteve te Bashkuara.

Ai akuzohet si i perfshire ne organizata kriminale per vrasje vjedhje rrembim personi etj. Nese ekstradohet ne SHBA ate e pret denimi me vdekje ne baze te legjislacionit amerikan.

2010-10-13 0845

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›