E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pas NATO-s e vizave integrimi ne BE Rozeta Rapushi

Qeveria po perqendrohet teresisht ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe po realizon reforma te thella tek Forcat e Armatosura si pjese e NATO-s. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha ne takimin e ministrave te Mbrojtjes te Evropes Juglindore SEDM i cili kete vit zhvillohet ne Tirane. Po punojme me intensitet te madh per projektin e dyte madhor ate te integrimit te vendit ne BE. Une kam kenaqesine tu informoj se kete proces ne e marrim si nje proces teresisht te bazuar ne merite dhe kete jo si nje gjest krenarie te vecante por si nje gjest pergjegjesie te vecante dhe si interesi me jetik i qytetareve shqiptare. Ndaj dhe jemi te angazhuar ne nje univers te tere reformash me te cilat ne synojme normat standardet praktikat acqui-t e vendeve anetare te BE-se tha kryeministri. Sipas tij keto reforma kane bere te mundur qe ekonomia shqiptare ndonese ka ndjere pasojat e krizes evropiane dhe boterore serish mbeti me nje dinamizem te admirueshem dhe nje rritje ekonomike vitin e kaluar me te larten ne Evrope dhe kete vit vazhdon te kete nje rritje te qendrueshme ekonomike. Berisha shtoi se vendi ia doli te modernizoje te gjithe sistemin e identifikimit te qytetareve gjendjes civile sistemin e kontrollit te kufijve. Zhvilloi nje lufte efikase kunder krimit te organizuar u cmontuan ne vitet 2006-2007 mbi 206 banda agresive te cilat perbenin nje rrezik te madh per jeten dhe veprimtarine e qytetareve shqiptare. U vendosen para ligjit mbi 1000 anetare dhe bose te ketyre bandave. Shqiperia sot ka treguesit e kriminaliteti nen mesataren e vendeve anetare te BE te marra se bashku shtoi ai. Pjese e reforma sipas kryeministrit jane Forcat e Armatosura. Kryeministri shtoi se qeveria do te kompletoje se shpejti nje ushtri profesionale te vogel ne numer por te mire pajisur dhe mire trajnuar. Duke falenderuar qeverine e SHBA-ve per ndihmen e dhene ndaj Shqiperise ne kete proces Berisha tha se Shqiperia eshte e vendosur te luaje rolin e saj ne te gjitha iniciativat e SEDM-it. Ne kete kuader ai vleresoi se brigada paqeruajtese shumekombeshe e Evropes Juglindore dhe misioni i saj ne Afganistan eshte nje nga arritjet madhore dhe frymezuese te kesaj nisme. Shqiperia do te rrise rrolin e saj duke derguar trupa shtese. Ne po punojme per krijimin e nje batalioni per perballimin e emergjencave civile. Ne perballimin e katastrofave sic ndodhi vitin e kaluar me permbytjet e shkaktuara. Mendoj se ne te ardhmen nisma te tjera te kesaj natyre duhet te ndermerren sikunder bashkerendim me i madh i perpjekjeve tona per perballimin e emergjencave civile te cilat nuk jane edhe te rralla ne vendet tona qofshin keto nga shkaqe klimaterike apo shkaqe te tjera natyrore dhe une mendoj se bashkepunimi ne kuadrin e kesaj nisme perben nje rruge efikase per tiu pergjigjur atyre ne menyren me te shpejte te mundshme theksoi ai. Duke pershendetur dy anetaresimet e reja te Serbise dhe Malit te Zi ne SEDM kryeministri Berisha u shpreh per nje perfaqesim te shpejte edhe te Kosoves ne kete organizem politiko-ushtarak. Dhe Kosova te kete vendin e vet ne kete ministerial qe te kompletohet perfaqesimi i te gjithe rajonit ne SEDM tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›