E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja e Detit, Begaj merr kërkesën nga Ministria e Jashtme për autorizim për nisjen e bisedimeve me Greqinë

Çështja e Detit, Begaj merr kërkesën nga Ministria e

Presidenti Bajram Begaj i pyetur nga gazetarët për çështjen e detit, ka bërë me dije se ka marrë nga Ministria e Jashtme një relacion për këtë çështje.

Begaj u shpreh se zgjidhja e çështjes së detit duhet të bëhet sipas Kushtetutës dhe akteve ndërkombëtare. Dhënia e autorizimit nga Begaj do t’i hapte rrugën diskutimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për të dërguar në Hagë propozimet për çështjen e detit.

“I thashë shyqyr zotit që nuk kemi probleme mes dy vendeve. Aktualisht me Greqinë fqinje kemi një çështje. Po është e vërtetë që kam një kërkesë nga ana e Ministrisë së Jashtme që është shoqëruar me relacion. Si president këtë kërkesë e vlerësoj me intensitet maksimal dhe gjetjen e zgjidhjes që do të jetë e bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, aktet e marrëveshjes ndërkombëtarë, rregullave të fqinjësisë së mirë. Greqia është partner strategjik i vendit”, tha Begaj.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›