Cezena humb derbin tifozet e kontestojne
TIRANE-Humbja 0-2 ndaj Bolonjes ka sjelle kontestimin e pare per Cezenen e Erjon Bogdanit. Skuadra e drejtuar nga Masimo Fikadenti eshte mposhtur per here te pare ne stadiumin e vet nga bolonjezet qe kane trimfuar fale golave te Marko Di Vaios dhe Britosit. Ne fakt ka qene nje takim i dominuar nga vendasit me Bogdanin qe ka qene nje nga me te miret ne fushe. Por ne minuten e 31-te miqte gjeten golin e avantazhit fale nje diagonaleje te bukur te realizuar nga Di Vaio. Perpara ketij momenti ishte nje penallti e paster per Cezenen pasi Erjon Bogdani u mbajt prej fanele ne zone. Kjo solli protestat e ashpra te sulmuesit kuqezi por arbitri nuk akordoi asgje. Tre minuta para fundit Bolonja gjeti edhe golin e dyte me Britos qe mposhti Antoniolin me koke. Ne fund tifozet kane kontestuar skuadren e Cezenes qe mbetet ne zonen e ftohte te renditjes. Nderkohe fitore e thjeshte per Sampdorian qe mundi 3-0 Barin dhe arriti Interin ne renditje. Goli i Pacinit ne pjesen e pare me penallti dhe dopieta e Gubertit ne te dyten vulosen kete sfide. Nderkaq Fiorentina ka marre nje fitore te vuajtur ne shifrat 1-0 ndaj Kaljarit. Vjollcet e dominuan sfiden por ne fundin e ndeshjes miqte nga Sardenja krijuan nje seri rastesh per te barazuar. 3 pike ka marre edhe Xhenoa qe mposhti 3-1 ne transferte Lecen. Puljezet e mbyllen pjesen e pare ne avantazh por u dorezuan ne te dyten. Ne takimin tjeter te luajtur dje Parma fitoi 2-1 me Udinezen fale nje dopiete te Hernan Krespos. Per argjentinasin ishte dygoleshi i dyte radhazi pas atij te javes se shkuar ndaj Interit.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb